Man.United gjen akordin me Sanchon tani duhet ta arrijë edhe me Dortmundin

Jadon Sancho është i destinuar të kthehet në Manchester, por tek skuadra e United. Djajtë e Kuq mësohet se kanë arritur një marrëveshje me futbollistin për nënshkrimin e një kontrate 5 vjeare me pagë 140 mijë Paund në javë. Ishte gazetari Ian McGarry që e bëri të ditur këtë lajm teksa shtoi se kjo pagë e sulmuesit mund të rritet në 200 mijë Paund në javë.

Tani ajo që i duhet Manchester United është që të gjejë marrëveshjen edhe me Borussian e Dortmundit për kartonin e Jadon Sanchos me skuadrën gjermane që e vlerëson atë me 115 milionë Paund. Problemi është pikërisht këtu, te diferenca mes ofertës dhe kërkesës, pasi Manchester United nuk dëshiron të ofrojë më shumë se 50 milionë Paund për sulmuesin e përfaqësueses angleze.

Gjithsesi, është Manchester United që ka radhën e lëvizjes së tij në këtë cështje duke qenë se klubi anglez po kërkon që të përforcojë repartin e sulmit për sezonin e ardhshëm.

sfidanti.al