Arsenal, kushti i Aubameyang për rinovimin; pagë 250 mijë Paund në javë

Pierre Emerick Aubameyang i ka vendosur një kusht Arsenalit për rinovimin e kontratës së tij. Sipas tabloidit britanik ‘The Sun’, sulmuesi nga Gaboni i ka kërkuar klubit londinez një kontratë 3 vjecare me pagë rreth 250 mijë Paund në javë. Aubameyang ka edhe më pak se një vit në kontratën e tij aktuale me Arsenalin dhe në orët e fundit trajneri Arteta është shprehur se shpreson që 31 vjecari të qëndrojë në skuadër.

Sipas ESPN, futbollisti është në pozita të tilla që ia lejojnë atij të ketë një lloj pushteti në bisedimet për rinovimin duke parë impaktin që ka pasur te Arsenali që nga momenti i transferimit të tij në Londër nga Borussia Dortmun në 2018. Aktualisht sulmuesi përfiton një pagë prej 200 mijë Paund në javë, por në kontratën e tij janë të përfshirë edhe disa bonuse të tjerë. Kontrata e ardhshme e tij pritet të jetë e fundit përsa i përket ndonjë klubi të rëndësishëm dhe Aubameyang do të kërkojë të përfitojë sa më shumë në aspektin financiar. Dy prej klubeve që kanë shfaqur interes për të janë Reali i madridit dhe Barcelona, ndërkohë që situata e tij po monitorohet edhe në Itali nga Juventus dhe Inter.

Pierre Emerick Aubameyang ka zhvilluar 101 ndeshje me Arsenalin dhe ka shënuar 63 gola dhe këtë sezon ai është në garë për cmimin e shënuesit më të mirë në Premier League me 19 gola të shënuar, ndërkohë që vitin e kaluar ai e ndau këtë cmimi me sulmuesit e Liverpool, Sadio Mane dhe Mohamed Salah.

sfidanti.al