Klopp nuk i kursen elozhet për Guardiolën: Është i jashtëzakonshëm

Ora për përballjen e dy skuadrave të fundit kampione të Anglisë Manchester City dhe Liverpool po afron. Edhe pse tashmë enigma për titullin e sezonit 2019/2020, kjo sfidë që do të luhet në Emirates përsëri ngjall kërshëri. Përballë do të jenë dy prej trajnerëve më të mirë në botë, Pep Guardiola dhe Jurgen Klopp që pavarësisht rivalitetit të tyre kanë treguar gjithnjë respekt për njëri-tjetrin. Gjermani i The Reds e vërtetoi këtë në konferencën për shtyp në prag të ndeshjet teksa nuk i kurseu elozhet për kolegun e tij.

‘Guardiola është i jashtëzakonshëm, gjithnjë dëshiron të fitojë, por di edhe të pranojë humbjet-tha Klopp-e respektoj shumë. Normalisht nuk jemi shumë në kontakt  gjatë sezonit me njëri-tjetrin. Ai është shumë konkurues dhe ka ditur të pranojë humbjet. Unë e mësova këtë më shpesh se ai’.

Nga ana e tij, vetë Guardiola ditë më parë kishte deklaruar se skuadra e tij do të nderojë Liverpoolin me tunelin e nderit dhe Klopp e cilësoi si një gjest të bukur por që nuk ia ndjen nevojën edhe pse  nuk e di nëse e kanë nderuar ndonjëherë në këtë mënyrë.

Sfidanti.al