Pep Guardiola u shfaq përpara medias me një videokonferencë përpara ndeshjes me Liverpoolin, një sfidë që duket edhe si një event I dorëzimit të stafetës së titullit në Premier League. Ndër temat e prekura nga trajneri katalanas ishte ajo e racizmit me Guardiolën i cili kujtoi se gjestet në favor të ‘Black Lives Matter’ janë dicka pozitive për të pasur një shoqëri më të mirë dhe se për këtë arsye ai mban edhe fjongon e verdhë pasi beson se të gjitha kauzat humane duhen mbrojtur
Më pas, Guardiola foli edhe për transferimin e Sane te Bayern duke konfirmuar një lëvizje të tille. ‘Ende nuk janë mbyllur bisedimet, mungon zgjidhja e disa detajeve, por duket se ai do të shkojë të Bayerni I Mynihut-tha Guardiola-I uroj më të mirën dhe e falenderoj për kohën që kaloi me ne. Do të doja që ai të qëndronte, por dëshira e tij është të largohet. Beson se atje do të jetë shumë i lumtur dhe për këtë nuk kemi cfarë të bëjmë’.
Sfidanti.al