Timo Werner do të luajë nën urdhrat e Frank Lampard sezonin e ardhshëm. Sulmuesi gjerman ishte një ndër futbollistët më të kërkuar në merkaton e transferimeve nga klubet më të rëndësishme evropiane mes të cilëve ishte edhe Liverpool që në fund u tërhoq, por në fund zgjedhja e futbollistit ishin Blutë e Londrës. Vetë Ëerner tregon motivet që e shtynë të zgjedhë Chelsean në një intervistë për portalin Sportbuzzer.
‘Ishin disa klube të rëndësishme që luftuan për mua-tha Werner-oferta e plotë e Chelseat ishte opsioni më i mirë për mua, për mënyrën e lojës dhe për karrierën time. Paraja kishte rolin më të vogël në vendimin e marrë, po të ishte për paratë do të kisha shkuar në Kinë’.
Ëerner e përkufizoi skuadrën e tij të re, si një prej klubet më të rëndësishme të futbollit evropian.
‘Është një ekip shumë i mirë me shumë kualitete me të cilin do të luftojmë për të qëndruar në majë-vijoi Werner i cili nuk do të mbyllë sezonin e Ligës e Kampioneve me Leipzig me të cilin shënoi 28 gola në Bundesligë.
‘Sigurisht që më dhemb që nuk do të mund të ndihmoj Leipzig të arrijë suksesin e madh. Por që nga 1 korriku do të jem futbollist I Chelseat dhe do të jetë Chelsea që do të më paguajë-tha Werner.
Leipzig është një prej skuadrave që e siguruan kualifikimin për në cerekfinale të Ligës së Kampioneve përpara se kompeticioni të ndërpritej për shkak të coronavirusit pasi eliminoi Tottenhamin me rezultatin e përgjithshëm 4-0 në 1/8 e finaleve. Ndërsa Chelsea ka ndeshjen e kthimit me Bayernin për të luajtur me Blutë e Londrës që e kanë humbur sfidën e parë me bavarezët 3-0.
Sfidanti.al