Titulli në rrezik, 10 ndeshje pa fitore jashtë, Mesi-Suarez nuk mjaftojnë më!

Kike Setien është vënë nën kritika të ashpra, por në përfundim të sezonit, humbjen nuk e pëson thjesht trajneri, por sidomos Barcelona. Barazimi 2-2 në fushën e Seltës së Vigos, bëri që katalanasit vërtet të dilnin 1 pikë mbi Realin në krye të La Ligës, por të humbisnin dy pikë, dhe t’u jepnin mundësi madrilenëve të shkëputeshin në krye me një fitore në fushën e Espanjolit, sonte në orën 22:00.

Luis Suarez, autor i dy golave, u shpreh thuajse hapur kundr Setienit, duke thënë pas ndeshjes se “po humbasim pikë jashtë fushe, diçka që nuk e bënim sezonet e kaluara, dhe për këtë punë janë trajnerët që të analizojnë atë që nuk shkon mirë”. Gazeta “Marka” pati një koment nga gazetari David Sançez, që thotë: “Lamtumirë Setien, sepse nuk bëre asgjë nga ato që premtove”. Sançezi parashikon se nëse presidenti Bartomeu largohet, sezoni mund të quhet një mrekulli për Barcelonën.

Katalanasve nuk u mjafton më dyshja Mesi-Suarez. Kapiteni nuk po arrin të shënojë aq shumë gola sa më parë, por kjo nuk do të thotë asgjë, sepse ai krijoi të dy golat e uruguajanit, ishte ai autor i dy asisteve. Gjithsesi, në fund, një gabim në murin mbrojtës të Barçës (nga Grizman) bëri që Iago Aspas të barazonte nga goditja e dënimit, dhe t’i hiqte dy pikë Barcelonës.

Sfidanti.al