Quhet Mauro Sezar Pereira, punon në televizionin amerikan ESPN, por në redaksinë e Brazilit. Pereira ka lavdëruar shumë një trajner portugez, për të kritikuar një tjetër. i lavdëruari është Zhorge Zhezus, trajneri i Flamengos që fitoi kampionatin brazilian dhe Kupën Libertadores (e që u mund me shumë vështirësi nga Liverpuli në Kupën e Botës për Klubet). i kritikuari është Zhoze Murinjo, ish-tekniku i Portos, Çelsit, Interit, Realit, Mançester Junajtidit e tani i Totenhemit.
“Murinjo është tek Totenhemi vetëm për shkak të emrit të tij, – thotë gazetari brazilian, – ai ka pasur momente të mëdha në karrierë, fitoi shumë dhe u bë një markë e famshme europiane. Ai është tek Totenhemi pikërisht për shkak të emrit, vetëm për emrin, kjo është e gjitha. Unë do të preferoja më shumë Zhezusin, nuk kam dyshime për këtë. Nëse ai do të shkonte në një ekip të madh europian, do të bënte gjëra të mëdha”.
Sfidanti.al