Kaq e madhe fitorja e Liverpulit, sa Fergusoni u pajtua me Dalglishin!

Të dy janë skocezë, të dy janë legjenda edhe pse në klube të ndryshëm. Sër Aleks Ferguson dhe Keni Dalglish njihen me krenari në Angli e Skoci, ndërsa kanë qenë kundërshtarë të rreptë në futboll, pasi e tillë ishte konkurrenca e historisë mes Mançester Junajtidit e Liverpulit. Gjithsesi, suksesi i të kuqve që fituan titullin pas 30 vjetësh, bëri jehonë kaq të madhe, dhe zgjoi emocione kaq të forta, saqë edhe armiku i dikurshëm u bë mik, besohet jo vetëm për një ditë.

“Ai na kontaktoi për të na përgëzuar”, – u shpreh Dalglishi, – gjithë brezi i vjetër na uroi, një kompliment i madh. Natyrisht, ne kemi qenë rivalë, konkurrimi vazhdon, por inteligjenca dhe ndjenjat njerëzore dalin mbi çdo rivalitet për të përgëzuar një arritje të tillë”. Dalglish ishte emblema e Liverpulit të madh të viteve 70-80-të, si lojtar e trajner, përpara sesa Fergusoni ta kalonte me Junajtidin e tij që nga viti 1993 deri në 2013.

Sfidanti.al