Suksesi i Bajernit erdhi edhe nga këshillat e një gruaje!

“Ju e dini se burrat dëgjojnë më shumë kur fjalët ua thotë një femë””. Kjo fjali e trajnerit të Bajernit, Hansi Flik, ishte një nga më pikantet në intervistën e dhënë së fundmi për një media gjermane. Fliku e kishte fjalën për menaxheren e ekipit bavarez, Katlin Kryger, e cila është marrë me nevojat e përditshme të lojtarëve, kuptohet jo në aspektin teknik, sepse për atë punë ishte stafi i trajnerëve.

“Ne e vendosëm shpejt se duhej të mbroheshim siç duhet nga efektet e pandemisë, – thotë Fliku, – për këtë ndihmoi i gjithë stafi teknik, por kemi edhe Katlin Krygerin, menaxheren tonë të ekipit, që bën një punë për së mbari, që gjithnjë na informon sesi janë rregullat, sesi duhet t’i respektojmë ne ato”. Në Mynih atë e quajnë “shefja sekrete”, ndërsa 35-vjeçarja është përgjegjëse për organizimin, për udhëtimin, për logjistikën, pra për gjithçka të nevojshme për skuadrën. Gjithsesi, Katlina është më shumë si një shoqe, si një psikologe, pasi lojtarët rrëfejnë tek ajo problemet e tyre, dhe diskutojnë me të për t’i zgjidhur sa më mirë.

Sfidanti.al