Festuan qendrimin Bundesligë, gjobiten Union Berlin dhe 2 prej futbollistëve

Liga Gjermane e Futbollit vendosi të gjobisë skuadrën e Union Berlin dhe 2 prej futbollistëve të tij, Christopher Trimmel dhe Sheraldo Becker, për thyerje të rregullave të higjienës  kundër coronavirus pas festimeve për qëndrimin në Bundesligë që kjo skuadër e arriti ditën e martë, por pa e bërë të ditur shumën e gjobës

Union Berlin e siguroi qëndrimin në Bundesligë pas fitores me Paderbornin dhe futbollistët e stafi teknik i skuadrës festuan bashkë me tifozët në ambientet jashtë stadiumit. Në imazhet e shfaqura duken sesi Trimmel dhe becker ishin në kontakt me disa prej tifozëve

Për skuadrën e Union Berlin gjoba e DFL ishte për gabime të kryera në organizimin e gjithckaje.

sfidanti.al