Lideri i dikurshëm i kombëtares së Gjermanisë dhe i Bajernit, mendon se peshorja duhet të anohet në këtë drejtim, dhe jo në të kundërt. Lotar Mateus, sot një ekspert televiziv, thekson se lojtari më i mirë i futbollit gjerman, sot për sot, vjen nga Mynihu. “Kai Haverci padyshim që ka luajtur një sezon të jashtëzakonshëm, – shprehet Mateusi, – sidomos gjysmën e dytë të tij. Edhe Xhoshua Kimih, po ashtu. Nëse do të krahasoheshin të dy lojtarët, si “paketë e plotë”, unë mendoj se Xhoshuan duhet ta vemë pak më lart”.
Mateusi e kupton se Kimih nuk e ka sot vlerën e kartonit, si Haverci, të cilit i shkon 100 milionë euro apo edhe më shumë, por “Kimih ka qenë një lojtar-standard i Bajernit prej vitesh, ka fituar 5 tituj kampion e dy kupa, dhe mund të fitojë një tjetër trofe në Kupën e Gjermanisë”. “Unë duhet të them se ai është lojtari më i rëndësishëm gjerman i momentit”, – gjykon Mateusi.
Sfidanti.al