MotoGP, Dovizioso mban Ducatin në ankth: Rinovimi? Të shohim

Andrea Dovizioso dhe Ducati ende nuk e kanë gjetur një akord për rinovimin e kontratës me pilotin që skadon në fund të këtij viti. Skuderia nga Borgi Panigiale ka besim se nuk do të humbasë shërbimin e elementit të saj kryesot, por firma në kontratën e re ende nuk po hidhet. Vetë italiane e mbylli këtë cështje duke thënë vetëm ‘të shohim’ sepse dëshirin një projekt fitues e për më tepër është edhe oferta e rëndësishme e marrë nga KTM

Ndërkaq, diskutohet edhe për një rinovim për 1 vit dhe lejen për të marrë pjesë në një garë të motocrossit, pasioni I hershëm I Andrea Doviziosos  gjë që piloti e shprehu hapur gjatë periudhës së karantinimit dhe që e konfirmoi edhe tani.

‘Kam punuar shumë me motocrossin për të sjellë dicka të dobishme te MotoGP, kur ka një plan të përcaktuar mirë, kjo të ndihmon-tha Dovizoso që më pas foli edhe për fillimin e një sezoni të cuditshëm që po afron

‘ndihem shumë mirë, jam stërvitur si kurrë më parë-tha piloti nga Forli-kemi pasur kohë duke qenë së nuk ka pasur evente, kështu që jam më i përgatitur se në të kaluarën. Do të nisim nga Jerez, ku do të jetë një vapë e madhe dhe të gjithë do të nisemi pa pasur ritëm. Do të bëjmë një test të mërkurën përpara dhe më pas do të jetë gara, dicka që nuk e kemi provuar kurrë më parë’.

Sfidanti.al