Sampdoria, Ranieri: Serie A e falsifikuar, kush ka kaluar Covid-19 e ka të vështirë

Claudio Ranieri thotë opinionin e tij në lidhje me rifillimin e kampionatit italian të futbollit dhe këtë e bën për të përditshmen italiane ‘Corriere Dello Sport’.

‘Do të jetë një kampionat i falsifikuar, anormal, por që duhet të përfundojë për arsye madhore-tha Ranieri-kështu që le ta mbyllim, na presin 2 muaj shumë intensivë. Për më tepër, skuadra jonë ishte ndër më të godituar nga virusi; shih këra djem që e kanë më të vështirë se të tjerët për të rikuperuar, më parë nuk ishte kështu’.

Trajneri roman thekson në të njëjtën kohë se shpreson që tifozët të kthehen në stadium sa më shpejt të jetë e mundur.

‘Rifillin dhe shohim se cfarë ndodh, pa tifozë do të jetë e tmerrshme-shtoi Ranieri-publiku në një ndeshje futbolli është gjithcka. Prania e tyre do të ishte e rëndësishme për të arritur objektivin; mbijetesën. Shpresoj që ata të kthehen; të luash me dyer të mbyllura është si një spektakël teatral pa publik’.

Sfidanti.al