Kritika e Sarrit: Leksioni i Napolit për “solistët” e Juventusit!

E njeh mirë futbollin dhe e di sesi krijohet një skuadër. Ai merr “kamxhikun” dhe fshikullon Juventusin dhe trajnerin Sarri. Arrigo Saki mendon se ka një problem kulture tek skuadra kampione e Italisë. “Juventusi është një grup me lojtarë shumë të mirë, por ata janë një grup solistësh individualë, – u shpreh ish-trajneri i Milanit dhe i Italisë, – ndërsa Napoli është një ekip më i bashkuar, dhe pikërisht kjo i dha fitoren. Suksesi i Napolit ishte një leksion i ashpër për solistët e Juves”. Saki e thekson këtë për lojtarë si Ronaldo, Dibala apo ndonjë në mesfushë, të cilët nuk realizojnë detyrat mbrojtëse dhe të cilët nuk mendojnë edhe aq për të gjithë ekipin sesa për suksesin e tyre individual. Kjo ishte finalja e dytë radhazi e humbur nga kampionët, dhe drejtuesit e klubit torinez po mendojnë seriozisht se çfarë nuk shkon në ekipin e tyre.

Sfidanti.al