Ne thelb kënga nuk është aspak e keqe, përkundrazi, është shumë e mirë. “Rrotullohu butë, karroca ime e dashur”, është titulli i saj, në anglisht “swing low, sweet chariot”, ndërsa kënga është krijuar 150 vjet më parë mes skllevërve në Jugun e SHBA-së. Kjo këngë, një himn për rrugën e shpëtimit të skllevërve që shkonin drejt lirisë në Veri të SHBA-së apo në Kanada, është kënduar nga tifozët e kombëtares së Anglisë në regbi që nga vitet 80-të, në stadiumin “Tuikenham” të Londrës.
Sot, Federata Angleze e Regbisë po diskuton për të ftuar tifozët që të mos e këndojnë këtë këngë në tribuna, jo sepse ajo është e keqe, por sepse ajo kujton kohën e skllevërve dhe vuajtjet e tyre. Mjaft nga yjet anglezë me ngjyrë në regbi, për meshkuj e për femra, kanë deklaruar se nuk e kanë të lehtë ta dëgjojnë këngën në stadium, dhe Federata e ka marrë seriozisht misionin e saj. Fillimisht, tifozët në “Tuikenham” kanë nisur ta këndojnë këngën, kur nisën të shkëlqenin dy yjet zezakë të Anglisë në vitet 80-të, Martin Ofiah dhe Kris Orti (në foto).
Sfidanti.al