“La Gazeta delo Sport”: Juve, pse nuk aktivizon Xhakomo Vrionin!

Humbjet janë humbje dhe sidomos në vende si Italia goditjet pas tyre janë më të forta. Mediat italiane kanë vënë në shënjestër Juventusin dhe trajnerin Mauricio Sarri pas disfatës në finalen e Kupës së Italisë kundër Napolit, dhe e përditshmja më e njohur sportive, “La Gazeta delo Sport”, lëshon një “shigjetë” konkrete.

“Juventusi ka dëmtime dhe ka më pak lojtarë sesa duhet, – shkruan gazeta, – dakord, por përse mbahen në stol Muratore dhe Vrioni. Tek Barcelona luan Ansu Fati, që është 17 vjeç dhe që ka shënuar 5 gola deri tani”. Xhakomo Vrioni është 21 vjeç dhe Juventusi e ka marrë nga Sampdoria, ndërsa është i grumbulluar edhe me kombëtaren e Shqipërisë. Juventusi ka 23 lojtarë në skuadër, sipas të përditshmes milaneze, ndërsa Bajerni ka 31 dhe Liverpuli 29.

Sfidanti.al