Refuzimi i një oferte prej 100 milionë Eurosh për Ansu Fati nga Manchester United ka bërë të mendosh se ishte e mjaftueshme për të larguar klubin anglez nga talenti i Barcelonës. Por Djajtë e Kuq duket se nuk kanë ndërmend të dorëzohen dhe sipas ‘The Times’ ata kanë bërë një tjetër ofertë për 17 vjecarin këtë radhë për vlerën e 150 milionë Eurove. Por edhe këtë ofertë klubi katalanas e refuzoi e për më tepër I kujtoi se futbollisti ka një klauzolë të zgjidhjes së kontratës prej 170 milionë Eurosh
Është e sigurt se Barcelona mund të refuzojë cdon ofertë, por nëse rezulton se lojtari pranon dhe Manchester United vendos të paguajë klauzolën, atëherë në këtë pikë kampionët e Spanjës nuk mund të bëjnë dot asgjë. Ansu Fati nuk ishte i pranishëm në sfidën me Mallorcan dhe duket se nuk do të ketë rol protagonist në pjesën e mbetur të sezonit dhe tani po krijohet një cështje vërtet delikate
Sfidanti.al