Me koronavirus apo jo, Sanço është shumë i mirë për të ndenjur në Dortmund!

Nuk po themi se ylli anglez është i sëmurë, por që epidemia mund ta pengojë largimin e tij nga “Signal Iduna Parku”. Xhejdën Sanço, i pëlqyer nga Mançester Junajtidi, por edhe nga klube të tjera, do ta hedhë hapin e madh madje që këtë verë, siç thekson me bindje Didi Haman. Ish-lojtari i Bajernit dhe i Liverpulit, beson se sulmuesi i krahut i Dortmundit është tepër i mirë për të lejuar që të pranojë të mbetet në të njëjtin ekip edhe për sezonin e ardhshëm.

“Do të vazhdojë të ketë treg për lojtarë të tillë si Sanço, – u shpreh Hamani për “Bildin”, – ai është shumë i mirë për të qendruar edhe për një vit tjetër. Unë mendoj se ai do të shkojë në Premier Ligë dhe mundësia më e vërtetë është Mançester Junajtidi”. Gjithsesi, kriza financiare e shkaktuar nga koronavirusi, ka ndikuar në aktivitetin e klubeve, ndërsa vlerësimi i Dortmundit për Sançon është mbi 110 milionë euro.

Sfidanti.al