Presidenti i SHBA-së është shprehur tepër i pezmatuar që organizatorët e dy kampionateve të mëdhenj të sportit në vend do të lejojnë sportistët që të protestojnë ndaj racizmit. i vetëquajtur si “kryqtari” modern për shpëtimin e racës së bardhë, Donald Trampi tregoi se u mërzit shumë që në ndeshjet e futbollit amerikan (NFL) dhe të futbollit të tipit europian në SHBA (MLS), lojtarët do të lejohet të ulen në gjunjë në formë proteste ndaj shfaqjes së racizmit në Amerikë.
“Nuk kam ndërmend të ndjek shumë ndeshjet që tani e tutje, – shkruajti presidenti në Tuiter, duke komentuar kritikën e një kongresmeni republican lidhur me vendimin e MLS-së, – duket se edhe NFL-ja po shkon në këtë drejtim, por mua nuk do të më kenë shikues”. Trampi e mbështet kritikën e tij tek fakti se disa lojtarë janë ulur në gjunjë në shenjë proteste ndaj himnit amerikan. Gjithsesi, nuk është ndonjë problem shumë i madh nëse presidenti nuk ka ndërmend të ndjekë ndeshjet e dy kampionateve.
Sfidanti.al