Partizani “gjen një kalë të ngordhur”, i nxjerr Luftëtarit inatin e humbjeve radhazi!

Nëse do të shohët ndeshjet e kaluara, golat kanë qenë me “pikatore”. Partizani e kishte më të lehtë të shkonte në “Hënë” sesa të dërgonte topin në portën kundërshtare, ndaj edhe kur iu dha rasti, ia bëri “fora”. Populli thotë në raste të tilla, “gjete një kalë të ngordhur”, dhe ndonëse nuk duam në asnjë mënyrë të ofendojmë Luftëtarin, kjo shprehje i shkon Partizanit të Sormanit në ndeshjen e Superligës që e fitoi 8-1. Kaq e kaq humbje radhazi, gjithsesi, nuk mund të harrohen nga ky triumf “i madh”, as eleminimi në Kupë, dhe as fakti se ekipi kampion u bë kandidat për të rënë nga kategoria. Pavarësisht fitores, të kuqtë mbeten 4 pikë prapa vendit të 4-ët, Laçit, që ka një ndeshje më pak, ndërsa nuk ka asnjë garanci se do të fitohen ndeshjet e vështira. Sormani vazhdon të thotë se ne kemi luajtur gjithnjë mirë, se lojtarët stërviten shumëmirë gjatë javës, dhe se “puna në fund të fundit, shpërblehet”. A mund të thuhet kjo në ndeshje si kjo ndaj Luftëtarit?

Sfidanti.al