E ardhmja e Zlatan Ibrahimovic është e gjitha për t’u dëshifruar. Sulmuesi suedez pas përballjes me Shefin Ekzekutiv të Milanit, Ivan Gazidis nuk i ka fshirë rezervat për sezonin e ardhshëm, por nga Bologna vjen mbyllja e derës për suedezin
‘E kuptoj sugjestionimin mediatik, është një emër I rëndësishëm dhe I një niveli të lartë-tha Drejtori sportive i Bolognas, Bigon-është normale që të bëjë zhurmë, por nuk është një mundësi për Bolognan sepse nuk ka më asnjë kontakt reciprok’
Bigon foli për Radio 1 ku theksoi se projekti i Bolognas është të krijojë një skuadër të re dhe Ibrahimovic është një ide e së kaluarës
‘Gjatë dimrit ai ka folur me Mihajlovic, pastaj bëri zgjedhjet e tij-tha Bigon-që atëherë ky opsion nuk është marrë më në konsideratë. Projekti ynë ka ecur përpara, nuk është një vend i ri për t’u rindëtuar. Kemi një skuadër të re dhe të talentuar me trajner Mihajlovic që do të jetë me ne edhe vitin e ardhshëm’
Ndërkaq, te Bologna, futbollistët dhe stafi teknik kanë hequr dorë nga 1 muaj pagë ashtu sikurse edhe drejtuesit për shkak të emergjencës coronavirus.
‘Është një sinjal pozitiv, marrje përsipër e përgjegjësisë së detyrës nga të gjithë-vijoi Bigon-jetojmë në një botë të privilegjuar në krahasim me personat e tjerë. U përfshimë nga kjo krizë shëndetësore edhe pse nuk kemi qenë të prekur drejtpërdrejt. Na u duk e drejtë, ishte një akord i arritur prej kohësh dhe sot vetëm sa e formalizuam’.
Sfidanti.al