Me Manuel Nojerin ende nuk ka akord, dhe duket se palët po ruajnë njëra-tjetrën. Me simbolin e klubit, Tomas Mylerin, diçka nuk shkon mirë, pasi sulmuesi kritikoi drejtuesit, aq sa drejtori sportiv, Hasan Salihamixhiç, u detyrua të dilte nga mënyrat e tij diplomatike të së shprehurit. Nëse në fushë, Bajerni duket shkëlqyeshëm dhe po afrohet objektivave, jashtë saj ngjan sikur ka tension.
Fitorja 2-1 ndaj Gladbahut në “Alianc Arena” bëri që bavarezët të jenë vetëm 1 fitore larg mbrojtjes së titullit për herë të 8-të radhazi, diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Ishte e vështirë, ashtu si edhe në Kupë ndaj Frankfurtit, dhe u vendos nga Leon Gorecka 4 minuta para fundit. Fillimi kishte qenë i mirë, me golin e Xhoshua Zirkzesë që në minutën e 26-të, por Pavar shkaktoi autogol. Francezi bëri autokritikë duke shërbyer për golin e fitores.
Përsa i përket deklaratave, Tomas Myleri ishte shprehur se “është paradoksale të flasësh për ulje të rrogave, dhe pastaj të shpenzosh për përforcime”. Tek Bajerni synojnë Lero Sanenë. Salihamixhiç u pyet dje pas Gladbahut, dhe u shpreh se “ndoshta, të mërzitur nga paraqitja jo shumë e mirë në kupë, Tomasi e shkeli paksa me deklaratën, dhe kur e pieta më vonë, më tha se ndoshta nuk kishte qenë shumë korrekte”.
Sfidanti.al