Vettel te Racing Point? Drejtuesit e skuderisë: S’kemi pasur kontakte

Sebastian Vettel në 2021 do të jetë një pilot i lirë pasi gjermani nuk e rinovoi kontratën me Ferrarin dhe rreth të ardhmes së tij janë shtuar shumë zërat. Së fundmi është folur për një kalim të gjermanit te skuadra Racing Point që vitin e ardhshëm do të quhet Aston Martin, por Drejtori i kësaj skuadre Otmar Szafnauer ka mohuar zërat duke theksuar se është shumë i kënaqur me pilotët aktualë të skuadrës, Lance Stroll dhe Sergio Perez

‘ E dimë të gjithë cfarë pune të shkëlqyer ka bërë Seb-tha Szafnauer për faqen zyrtare të Formula 1-ka fituar herët me Toro Rosson ku ka qenë fantastik. Ka fituar 4 tituj  botërorë, ka zhvilluar gara të shkëlqyera dhe mendoj se me moshën që ka, është relativisht i ri dhe akoma shumë vite karrierë. por kjo nuk më takon mua ta them. Seb dhe unë jemi miq prej kohësh, edhe para se ai të bëhej pilot i F1 unë e njihja, por nuk më ka marrë në telefon’.

sfidanti.al