Një tifoz nxjerr bllof masat e sigurisë në stadiumin e Majorkës!

E bukur, dhe shqetësuese njëkohësisht, por gjithsesi diçka që i bëri njerëzit të qeshnin e të ndiheshin më të lirë. Një tifoz i shumëzoi me zero masat e sigurisë që ishin marrë në stadiumin e Majorkës për ndeshjen ndaj Barcelonës, në La Liga. Djaloshi, i veshur me fanelën e Argjentinës, i shpëtoi vëmendjes së punonjësve të sigurisë, duke nisur që jashtë stadiumit, në ambientet e tij te brendshme, dhe në rrethimin e fushës, ndërsa synimi i tij ishte një foto me Lionel Mesin.

Një tallje e thjeshtë njerëzore, e një njeriu të vetëm me kufizimet që shpesh duken absurde dhe arbitrare, dhe që lejojnë vetëm 300 persona në stadium gjatë një ndeshjeje futbolli, me publikun të përjashtuar dhe me punonjësit e medias “me pikatore”, siç shkruante gazeta “Marka”. Për fat të keq, rojet arritën ta kapnin guximtarin pa arritur të bënte foton e ëndërruar me Mesin.

Sfidanti.al