‘Nuk e di se cfarë do të ndodhë. preferoj që të luaj me tifozë në stadium. Por për momentin nuk është. Më pas të shohim. Për mua cdo ndeshje është e rëndësishme. Një ndeshje miqësore me një skuadër të vogël është e rëndësishme. kjo është ajo që më kanë mësuar me këtë fanelë. nëse je mirë në La Liga, do të jesh edhe në Champions League. Është më e vështirë, është futbolli spanjoll, është shumë i komplikuar’-kjo është ajo që ka thënë trajneri i Realit të Madridit, Zinedine Zidane në prag të ndeshjes me Eibar që do të luajë të dielën dhe që do të shënojë rikthimin e Los Blancos në fushën e lojës pas 3 muaj pauze.
‘A janë këto 11 ndeshje si faza finale e një Kupe apo botërori? Po-vijoi Zidane-futbollistët e mi e dinë se cfarë do të thotë të zhvillosh këtë fazë finale të sezonit. E rëndësishme është përgatitja dhe ne po e bëjmë shumë mirë. Kam besim tek ajo cfarë kemi bërë e tani duhet ta tregojmë. Do të luajmë Ligën dhe do ta mbyllim. Kemi 11 finale dhe më pas do të kthehemi me Ligën e Kampioneve. Nuk do të ndryshojë asgjë. Është një situatë e rrallë dhe do të bëjmë atë që duhet të bëjmë’.
sfidanti.al