Georgina ka qenë ‘në hall’: Më vinte turp të stërvitesha bashkë me Cristianon

Rikthimi në fushën e lojës pas 3 muajsh pauzë nuk ishte shumë i lumtur për Cristiano Ronaldon. Sigurisht, Juventusi u kualifikua për në finale të Kupës së Italisë me portugezin që ka mundësi të pasurojë akoma më shumë palmaresin e tij me një tjetër trofe, por nëse Ronaldo do të ishte treguar i saktë në gjuajtjen e penalltisë, do t’i kishte dhënë më shumë qetësi Zonjës së Vjeter. Ky moment sigurisht nuk do ta lërë luzitanin në paqe, me 35 vjecarin që si gjithmonë kërkon të japë maksimumin në cdo gjë. Një mani kjo që bën të ndjehet me turp personin që ai ka në krah, Georgina Rodriguez që e pranon këtë në një intervistë për Ëomen’s Health.

‘Në fillim më vinte turp që të stërvitesha bashkë me Cristianon-tregon Georgina-imagjinoni se cfarë do të thotë të bësh ushtrime fizike në të njëjtën hapësirë me të. Unë isha mësuar të punoja në shtëpi kur ai shkonte në stërvitje, kështu që kaloja më shumë kohë me të kur kthehej në shtëpi. por tani kjo ndjenjë është zhdukur dhe unë adhuroj të stërvitem me të. Është bërë motivimi im më i madh dhe frymëzim’.

Por të qëndrosh gjithë kohën me Ronaldon është praktikisht e pamundur

‘Cristiano stërvitet në mëngjes dhe më pas stërvitet edhe pasdite-vijon tregimin e saj Georgina-është një sportist i elitës, është e pabesueshme kur sheh se si përqendrohet dhe sa i është dedikuar pasionit të tij për futbollin. Nuk ka asnjë dyshiom se ai stërvitet më shumë e më mirë se unë. Nuk mund të bëhen krahasime. kur është fjala për fitness, Ronaldo më mund me shumë gola me 0’.

sfidanti.al