Akoma polemika, Balotelli: Jam stërvitur gjithnjë, ejani më shihni

‘Nuk kam lënë asnjë seancë stërvitore-kështu iu është përgjigjur Mario Balotelli kritikave të ditëve të fundit nëpërmjet rrjeteve sociale.

‘Gjithnjë jam stërvitur, madje bëj punë të dyfishtë-shkruan sulmuesi italian-nëse nuk besoni, ejani këtu të shihni. Tani mjaft më me pyetje’

Prej disa javësh raportet mes Mario Balotellit dhe klubit të Brescias kanë arritur në pikën më të ulët. Presidenti i klubit Cellino pas pandemisë kërkoi zgjidhjen e kontratës  në mënyrë të njëanshme duke e akuzuar futbollistin për gjendje të dobët fizike, akuza të cilat u kthyen mbrapsht nga futbollisti që akuzoi klubin se nuk i kishte paguar pagën e muajit mars.

Ai që i hodhi benzinë zjarrit ishte agjenti i Balotellit, Mino Raiola i cili akuzoi drejtuesit e Brescias se nuk i mundësuan kryerjen e testit me tampon për coronavirus. Me fjalë të tjera, raportet mes palëve janë këputur krejtësisht, por Balotelli ndërkohë vijon të djersisë me fanelën e Brescias.

sfidanti.al