Formula 1 humbet 3 gara; në Singapor, Azerbajxhan dhe Japoni

Botërori i Formula 1 i vitit 2020 nuk do të ketë ndalesë në Singapor, Suzuka dhe Baku. Organizatorët e garës në Marina Bay zyrtarizuan tërheqjen nga zhvillimi i saj për këtë sezon për shkak të masave kufizuese të vendosura për shkak të pandemisë coronavirus. ‘Shëndeti i personave të përfshira është vënë në plan të parë-komentoi Mr.Colin Syn, zv/presidenti i Cmimit të Madh të Singaporit-dhe pas muajsh të vështirë u detyruam të marrim këtë vendim’. Po kjo zgjedhje u bë edhe në Azerbajxhan dhe Japoni, ndërkohë që në këtë rrugë duket se është edhe Cmimi i  madh i Vietnamit.

Anulimi i këtyre 3 garave vjen 1 javë pas konfirmimit të kalendarit të 8 garave të para që do të zhvillohen në Evropë. Ato pasojnë anulimet e Cmimit të Madh të Australisë dhe Tajlandës, sigurisht për shkak të Covid 19. Kjo do të thotë që rriten gjithnjë e më shumë shanset që Botërori i Formula 1 të vazhdojë të zhvillohet në Evropë dhe në këtë pikë kanë shfaqur interesin e tyre edhe administratorët e pistës së Mugellos në Itali.

Por pandemia po shkakton probleme edhe në Amerikën e Jugut ku garat në këtë kontinent rrezikojnë shumë, atyre u shtohen edhe Cmimi i Madh në Austrin në Texas që po kalon një krizë të rëndë ekonomike. Kjo është arsyeja që Botërori i Formula 1 mund të qëndrojë në Kontinentin e Vjetër edhe pas 6 shtatorit duke parë edhe dëshirën e FIA që të zhvillojë një kampionat me 15-18 gara për ta mbyllur në Dhjetor në Abu Dhabi.

Sfidanti.al