Marcus Rashford arrin të mbledhë fondet e nevojshme për t’i dhënë mundësinë shoqatës FareShare që të shërbejë 3 milionë porcione ushqimore për personat më në nevoje.
‘Kam një lajm të madh për ju, djem! Kishim objektiv që deri në fund të muajit qershor, FareShare të ishte në gjendje që të shpërndante 3 milionë porcione ushqimore për personat vulnerabël në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Sot e arritëm këtë objektiv-tha sulmuesi i Manchester United dhe përfaqësueses angleze në një postim në rrjetin social Twitter
Kur Premier League u pezullua,sulmuesi 22 vjecar filloi bashkëpunimin me FareShare që lufton kundër shpenzimeve ushqimore dhe të kequshqyerit. Objektivi ishte të ndihmoheshin fëmijët e privuar nga porcionet në mensë pas mbylljes së shkollave për shkak të epidemisë së Covid-19.
Fushata që u bë në Twitter dhe në rrjete të tjera sociale në fillim të prillit arriti të sigurojë 134 mijë Paund të grumbulluar(150 mijë Euro), ndërkohë që një fond prej 400 mijë Paund(rreth 450 mijë Euro) u sigurua nga një donacion të vetë Rashford
Marcus Rashford theksoi se ai vetë kishte marrë një ndihmë të tillë kur ishte një fëmijë i rritur nha një nënë single që duhej të punonte shumë për t’i siguruar të paktën një vakt në darkë.
Sfidanti.al