La Liga vë veton: jo festa, apo barbecue

‘Nëse do të ketë 2-3 raste pozitive me Covid te e njëjta skuadër do të jetë për neglizhencë indivinduale apo të grupit dhe do të ketë masa disiplinore-kjo është ajo që ka konfirmuar presidenti I La Liga, Javier Tebas në ditën e rifillimit të kampionatit spanjoll me treguesin e mbajtjes në izolim vetëm të futbollistëve që mund të jenë prekur nga coronavirusi,

‘Përsa i përket rrezikut që lojtarët mund të marrin covid, më shqetëson më shumë jeta e tyre private-shtoi Tebas-nuk duam të shohim festa apo barbecue, kanë përgjegjësi të mëdha dhe nuk duam të bëjmë një hap prapa, por përpara. Nuk më shqetëson jeta në qendrat stërvitore, as udhëtimet; La Liga organizon transferimet për cdo skuadër të Primera dhe Segunda Division, me avionë dhe trena speciale apo autobusë dhe hotele specifikë të inspektuar më parë ku do të akomodohen vetëm ata’.

Sfidanti.al