SHBA, Federata e Tenisit në krizë; shkarkohen 110 punonjës

Rëndohen llogaritë për shkak të krizës nga coronavirusi për Federatën Amerikane të Tenisit, USTA që bëri të ditur se ka në plan të shkurtojë 110 vende pune dhe të riorganizojë strukturën operative duke nisur nga mbyllja e zyrës së saj në New York dhe transferimi në një lokalitet tjetër.

USTA parashikon të kursejë mbi 20 milionë Dollarë duke sakrifikuar praktikisht rreth 20% të forcës së saj të punës  dhe duke imponuar edhe një plan për reduktimin e pagave të drejtuesve. Në të njëjtën kohë parashikohen edhe reduktime të ndjeshme të shpenzimeve për mbledhje dhe udhëtime në periiudhën 2021-2023.

‘Sot është një ditë e vështirë për shumë anëtarë të familjes USTA që janë prekur nga ridimensionimi i organizmit dhe dua të falenderoj me sinqeritet cdo anëtar të stafit për dedikimin e tyre-tha Michael Dowse, Drejtori Ekzekutiv që shtoi se ky është rasti për të rimenduar për strukturën organizative për t’I shërbyer më mirë komunitetit të tenisit në SHBA.

Ndërkaq gjatë këtye ditëve Federata Amerikane e Tenisit është e impenjuar në marrjen e vendimit për US Open I programuar për t’u zhvilluar në 31 gusht-13 shtator dhe turneve të tjerë vjetorë dhe në 15 qershor pritet një komunikatë zyrtare edhe në lidhje me këtë cështje.

Sfidanti.al