Kampionati spanjoll nuk e përjashton kthimin e tifozëve në stadiume në këtë sezon. Presidenti I La Liga, Javier Tebas ditën e diel deklaroi se ishte në favor të pranisë së tifozëve në shkallët e impianteve kur rajonet të jenë të autorizuara nga autoritetet sanitare duke dalë në kontrast me mesazhin e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez I cili tha se nuk do të ishte e drejtë që disa klube të luanin me tifozë e disa jo.
‘Tifozët do të duhet të kthehen në stadium menjëherë sapo të jetë e mundur-tha Tebas në intervistën e tij të përjavshme me televizionin që transmeton La Liga, Movistar duke shtuar se nuk mendon se është problem që disa skuadra mund të përfitojnë.
Sfidanti.al