Synimi është që në Serinë A 2021-2022 të luhet derbi mes Milanit dhe … Monzës. Derbi, sepse skuadra e vogël i ka aksionet në pronësi të Silvio Berluskonit, presidentit të më shquar në historinë e kuqezinjve. Trajneri Broki do të ketë në dispozicion përforcime, mes të cilëve spikat mesfushori i kombëtares shqiptare, Emanuele Ndoj i Breshës. Në ekip priten Koda, Antoneli (ish-Milan), dhe buxheti për përforcime arrin deri në 30 milionë euro, sipas asaj që shkruan “La Gazeta delo Sport”.
“Nuk kam pasur kurrë dyshim se do të ngjiteshim në Serinë B, – shprehet presidenti, – ne nuk do të ndalemi me kaq, do të ndërtojmë një skuadër të aftë për t’u ngjitur menjëherë në Serinë A, për të qenë në majat e Serisë B. Ngjitja në A varet nga shumë faktorë, kjo dihet, dhe disa prej tyre janë të paparashikueshëm. Por, ato që mund t’i parashikojmë, do të përpiqemi t’i përdorim sa më mirë në favorin tonë”. Vendimi i Federatës, për përfundimin e kampionatit, kurorëzoi sezonin e Monzës, që arriti deri në 16 pikë, duke qenë gjatë gjithë kohës në vend të parë. “Objekti i radhës është derbi me Milanin”, – thotë Berluskoni.
Sfidanti.al