Conor McGregor nëpërmjet rrjeteve sociale bëri të ditur tërheqjen nga aktivitetet për herë të tretë, një njoftim që gjeti edhe përgjigjen e Floyd Mayweather që e kritikoi irlandezin që braktisi dyluftimet. Në një postim në Instagram, Mr.Money i dha një mesazh McGregor ku përmendet Mike Tyson teksa i lëshon sfidën.
‘Nëse nuk gaboj, i ke thënë Mike Tysonit se mund të fitoje ndaj meje nëse do të ndesheshim për herë të dytë dhe tani tërhiqesh. Nuk dëshiron të fitosh ndaj më të merit? Epo mirë, nëse vendos të rikthehesh do të të pres për të ndëshkuar edhe një herë-shkruante Mayweather
Kohë më parë McGregor iu përgjigj edhe Tyson me këtë të fundit që e vlerësoi McGregor që i rezistoi Mayweather për 10 raunde në një disiplinë që nuk ishte e tij. ‘Faleminderit Mike dhe që ta dish, për sfidën e paevitueshëm të revanshit , me njohuritë që kam për stilin e Floyd, sigurisht nën kujdesin e trajnerit tim të mëparshëm të bokstit do të fitoj nga Floyd-shkruante ylli I arteve marciale
Mayweather dhe McGregor u ndeshën mes tyre në gusht të vitit 2017 pasi irlandezi pranoi të ndryshojë disiplinë nga Artet Marciale Mikse në boks, dy stile luftimesh krejtësisht të ndrysme. Ish boksieri amerikan e fitoi atë ndeshje me pikë duke fituar edhe miliona Dollarë.
Sfidanti.al