Barcelona i pranon oraret e La Ligës: S’kemi cfarë të bëjmë

Barcelona do të rinisë kampionatin spanjoll me sfidën e 13 qershorit me Mallorcën në orën 22:00, por ajo që i ka shqetësuar më shumë katalanasit është zhvillimi I sfidës me Athletic Bilbaon në orën 22:00 të së martës së 23 qershorit që është një ditë feste familjare në Katalonjë. Megjithatë bluagranat e kanë pranuar këtë orar teksa kanë kuptuar situatën aktuale.

Në kalendarin e  publikuar deri në këtë moment të La Ligas, bie më sy fakti se të 4 ndeshjet Barcelona do t’i luajë në orën 22:00 dhe klubi deri tani nuk ka bërë asnjë ankesë edhe pse ende beson që ky nuk është dicka e pandryshueshme

Po kështu askush nuk i ka kushtuar rëndësi se në të paktën këto 4 javë që janë përcaktuar oraret  Barcelona i ka ndeshjet e saj përpara Realit të Madridit.

Sfidanti.al