Donald Trump njofton per fjalimin ne drejtim te kombit, Steve Kerr s’i mban të qeshurat

Steve Kerr nuk ka mundur të mbajë të qeshurat pas njoftimit të bërë nga Shtëpia e Bardhë për fjalimin në drejtim të Kombit që Donald Trump këtë të hënë. Trajneri I Golden State ka reaguar me një të qeshur të fortë virtuale në rrjetet sociale në momentin që u be njoftimi ku thuhej se Trump do të fliste përballë kombit për bashkimin dhe racën

Kerr është një ndër personalitetet e njohura në NBA që ka mbështetur protestat pas vdekjes së George Floyd  nga policia në 25 maj në Minneapolis. Floyd, një person me ngjyrë humbi jetën pasi aagjenti i policisë i bardhë, Derek Chauvin i mbajti për mbi 8 minuta në qafë gjurin e tij teksa Floyd ishte në tokë me pranga.

Presidenti amerikan Trump, në vend që të dënonte këtë aksion, kritikoi marshumet dhe protestat që e kanë gjunjëzuar SHBA në 2 javët e fundit. Ndërkohë pak ditë më parë, trajneri i San Antonios Gregg Popovich në një intervistë për ‘The Nation’ e kritikoi forte deri në kufijtë e fyerjes  Donald Trump teksa tha se SHBA ka për president një idiot të cmendur.

Sfidanti.al