Kur Reali futet në lojë! Bajern, duhet të bësh kujdes për Havercin!

Klube të drejtuar nga miliarderë si Roman Abramoviçi, apo gjigandë si Madridi, mund të vazhdojnë me investimet e tyre edhe në kohën e koronavirusit. Ja pra, që kjo mund të jetë një zgjidhje për statusin e Kai Havercit, talentit tepër të kërkuar të Leverkusenit, që e pëlqen Bajerni, por edhe Liverpuli, për të mos folur për klube të tjerë. “Bildi” shkruan se Reali është gati të shpenzojë 80 milionë euro për kartonin e mesfushorit sulmues, ndonëse këtë mendohet se do ta bëjë në 2021. Edhe Bajerni planifikon vitin e ardhshëm për “sulmin” drejt 20-vjeçarit, por ndoshta Florentino Perezi mund të veprojë më shpejt. Leverkuseni kërkon të paktën 100 milionë euro për lojtarin, por me kontratën që përfundon në 2022, dhe me nivelin më të ulët të biznesit në Gjermani, kjo shifër mund të zbritet në 80 milionë. Trajneri Zinedin Zidan po mendon për mesfushën tani që Luka Modriç pritet të largohet, dhe Toni Kros po i afrohet moshës së rrezikshme.

Sfidanti.al