Kroati ka qenë një nga problemet e zikaltërve më parë, madje edhe konflikti i Mauro Ikardit pati lidhje me të. Ashtu si ish-kapiteni, edhe mesfushori ballkanas cilësohej si një ngatërrestar, pra një lojtar, i cili do të bënte mirë të largohej nëse dikush paguante kartonin e tij. Sot, gjendja është krejt ndryshe. Me gjasë, për shkak të ndikimit bashkues të Antonio Kontes, që ka shuar rivalitetet brenda ekipit, ndërsa mediat italiane shkruajnë se Brozoviçit i është bërë gati kontrata e re, me një rrogë më të lartë sesa ajo e tanishmja. Ai vrapon më shumë se kushdo në Serinë A, mbi 12.5 km për ndeshje, është luftarak dhe regjisor i lojës. Ndikon me autoritet tek shokët e skuadrës, por edhe bën shaka, duke shkaktuar të qeshura. Kjo është gjithçka që kërkon trajneri prej tij.
Sfidanti.al