Finalja e FA Cup, ka një plan për një Wembley me 20 mijë tifozë

Finalja e FA Cup pa publik do të ishte një imazh shumë I dhimbshëm për futbollin anglez. Kështu që në Londër kanë nisur të studiojnë një plan për të kufizuar dëmet. Ideja e hedhur nga disa tabloidë për një hapje të pjesshme të stadiumit për publikun duket se po gjen terren, madje vetë Federata Angleze e Futbollit ka filluar të diskutojë këtë cështje.

Finalja e madhe, e programuar për në  gusht do të luhet në Wembley që ka një kapacitet me 90 mijë vende kështu që do të garantonte distancimin social mes tifozëve. Hipoteza për momentin parashikon praninë e 20 mijë personave, 10 mijë tifozë për secilën skuadër finalist.

Për të rregulluar fluksin në stadium do të duhet një numër i lartë i agjentëve dhe stjuardëve, por në këtë pikë ka ardhur garancia se nuk do të ketë probleme. Tani fjalën e kanë autoritetet politike dhe ekspertët shëndetësore për të parë se si mund të aplikohet kjo ide edhe duke u bazyuar se si do të evoluojë kurba e të prekurve.

Sfidanti.al