Mercedes konfirmon: Nuk e lëmë Formula 1 dhe Wolff qëndron

Prej javësh po flitet për një largim të mundshëm të Mercedes nga Formula 1 për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid-19, por skuderia nga Stuttgart përgënjeshtroi këto zëra me forcë.

‘Nuk kemi ndërmend të tërhiqemi nga Formula 1. Nuk është marrë asnjë vendim në këtë drejtum dhe nuk ka asnjë arsye që të braktisim kampionatin në këtë moment-thekson shefi i Komunikacionit të Daimler, Jorg Howe për agjencinë e lajmeve DPA

Dhe ai që do të drejtohë Lewis Hamilton do të jetë sërish Toto Wolff i cili u fol se po mendonte largimin nga skuderia gjermane për të kaluar te Aston Martin

‘Toto është dhe do të mbetet pika jonë e referimit edhe në të ardhmen-vijoi Howe-lajmet që po qarkullojnë në këto orë janë të pabazuara dhe të papërgjegjshme’.

Sfidanti.al