Përse yjet e Realit urrejnë rrogën e Pogbasë, por pëlqejnë atë të Mbapesë?!

Klubi “mbretëror” është në hall se çfarë do të mund të bëjë këtë verë. Mediat e gjithë Europës kanë raportuar se trajneri Zinedin Zidan dëshiron të sjellë në “Bernabeu” Pol Pogbanë nga Mançester Junajtid, por flitet se yjet e Realit nuk e pëlqejnë fare diçka të tillë. Sipas gazetave, problem ëshgë rroga prej 15 milionë paundësh stërlina (gati 18 milionë euro) që francezi merr në “Old Traford”, dhe kjo krijon kontrast të madh me faktin se lojtarët në Madrid pranuan një ulje rroge prej 15 përqindësh, dhe pritet të kenë edhe një tjetër. E tillë, kriza e koronavirusit.

Kapiteni Sergio Ramos dhe mesfushori Kasemiro mësohet se kanë pasur përplasje me klubin për punën e rrogave, dhe nëse Pogba vjen me pagesë të paprekur, atëherë mund të ketë “kryengritje”. Gjithsesi, lajmet janë që po këta yje nuk do ta kenë problem nëse Kilian Mbape do të vijë në 2021 me rrogë tepër të madhe, shumë më të madhe sesa ajo e Pogbasë. Atëherë, duhet të themi se problemi nuk është tek paratë, por tek lojtari, dhe duket se Mbape shihet si shok më i mirë i skuadrë, dhe si më i vlefshëm për të ndihmuar Realin për të fituar trofe.

Sfidanti.al