‘Dredhia’ në raundin e pestë të kampionatit virtual të Formula E ‘Race at Home’, i kushtoi shtrenjtë Daniel Abt. Piloti gjerman në fakt kishte bërë të mundur pjesëmarrjen në garë të një piloti profesionit të simulimit në vendin e tij nën identitet fals.
Ky veprim i Abt që u rendit në vendin e tretë në garën e Berlinit u kuptua dhe piloti u skualifikia ndërsa skuadra e Audit vendosi ta pezullojë menjëherë për një kohë të pacaktuar, pavarësisht ndjesës publike të pilotit.
‘Integriteti, transparenca dhe respektimi I rregullave janë prioritet për AUDI-lexohet në komunikatën e skuderisë gjermane që mund të ndërmarrë një masë akoma më të fortë ndaj tij dhe ta shkarkoje. Dhe e gjithë kjo ndodh në videolojëra…
Sfidanti.al