Çfarë do të thotë pas pak javësh trajneri i Dortmundit, Favre?!

Ai doli kokëulur nga stadiumi “Signal Iduna Park”, që të paktën një pasdite ishte i pabukur. Me 300 spektatorë gjithë e gjithë, në krahasim me mbi 80 000 tifozë, “altari i shenjtë” nuk e ndihmoi dot Dortmundin për të mundur Bajernin, në të kundërt fituan bavarezët. Bashkë me shanset për titullin, u zvogëluan edhe shanset e Lysien Favresë, trajnerit të Borusias, për të qenë në stol sezonin që vjen.

“Unë do të flas pa nja dy javësh, – ishin fjalët e tij thënë për gazetarët, – mendoj se ne luajtëm edhe më mirë sesa ndaj Shalkes apo Volfsburgut, pavarësisht se humbëm. Penalltia duhej të na ishte dhënë”. Çfarë do të thotë zvicerani pas 2 apo më shumë javësh? Vështirë të parashikohet, edhe pse nuk pritet të japë dorëheqjen. Gazetat gjermane shkruajnë se për të ka kritika që nuk po arrin prej dy vjetësh që të fitojë Bundesligën.

A janë të drejta këto kritika? Bajerni padyshim që ka potencial shumë më të madh sesa Dortmundin, po ashtu më shumë përvojë dhe financa shumë më të fuqishme. Favre nuk mundi të aktivizonte Xhejdën Sançon, ende jo të shëruar plotësisht dhe Emre Xhanin që nuk ishte stërvitur sa duhet me ekipin. Këto mungesa u ndjenë!

Sfidanti.al