Roland Garros, ka optimizëm; zhvillimi në fund të shtatorit me tifozë

Drejtuesit e Federatës Franceze të Tenisit nuk e fshehin optimizmin përsa i përket zhvillimit të Roland Garros. Turneu Grand Slam që duhej të ishte duke u zhvilluar në këtë moment, është shtyrë për në shtator dhe datat që dihen për momentin janë 20 shtator deri në 4 tetor, por eventi parizien mund të shtyhet me një javë dhe mund të zhvillohet me tifozë në impiante

‘Mund të them se e evituam më të keqen, pezullimin, anulimin-tha Bernard Guidicelli-e shtymë Roland Garros vetëm disa muaj; është një lehtësim I madh. Mendoj se e shpëtuam turneun më të madh të fushave me dhe, që është gjëja më kryesore. Do t’i drejtohemi një forme të re organizimi, dmth me pak publik , por sigurisht jo me dyer të mbyllura’.

Tani priten të reja në lidhje me US Open në New York, turne që është parashikuar të zhvillohet në fund të muajit gusht.

Sfidanti.al