Fitorja e njeriut të thjeshtë, Sarri: Nga babai punëtor, tek stoli i Juves!

Gjatë karrierës e pati si moto për të luftuar “ata me vija”, duke nënkuptuar “Zonjën e Vjetër”. Mauricio Sarri ka qenë për shumë vjet një Hero i Popullit, një njeri që doli nga banka për t’u bërë trajner futbolli e provoi skuadra të ndryshme, shumicën të thjeshta, madje mes të cilave mund të futeshin edhe Empoli e Napoli. Djali i një babai punëtor ishte i pajisur me zotësi të trashëguar, por edhe më të mësuar, ashtu si shumë njerëz nga shtresa aspak të privilegjuara që arritën të ngjiteshin në “shtyllën e pushtetit”.

Sesa i ndryshëm ishte ai nga “aristokracia” piemonteze, u duk qartë kur shumë emra të dikurshëm të klubit, shumë tifozë e të tjerë, e paragjykuan, e ironizuan, duke i kujtuar rrënjët “plebeje”, aspak të përshtatshme për një emër të tillë si Juventusi. Ai nuk ka dhënë përgjigje, ndërsa nuk e ka pasur të lehtë me “kapriço” të tilla si ato të Ronaldos, Dibalës apo Higuainit. As me një Juventus më të vjetër sesa ai i Alegrit. Me gjasë, Sarri do të mbetet ai që është pavarësisht sesi do të përfundojë aventura juventine. Ata në Torino e kërkuan dhe ai u përgjigj, ata vlerësuan profesionalizmin e tij, duke pranuar edhe “bagazhin” e së kaluarës. Ky mund të quhet një demokratizim i madh, që Juventusi merr në stol djalin e një punëtori, dhe që për më tepër nuk ka qenë pjesë e klubit.

Sfidanti.al