Xherdan Shaqiri shpreson të ketë fat tek … Njukasëlli!

Nuk dihet nëse financuesit nga Arabia Saudite do t’i blejnë aksionet e klubit, por tek “laraskat” po mendojnë për përforcimet. Njukasëlli ka identifikuar Xherdan Shaqirin si lojtarin që do të donte ta kishte në skuadër, edhe pse shqiptari i Zvicrës ka luajtur pak për Liverpulin këtë sezon. i vlerësuar shumë nga trajneri Jurgen Klop, dhe i marrë dy vjet më parë, sulmuesi ka pësuar dëmtime, si dhe ka hasur konkurrencë të fortë në një nga skuadrat më të forta të botës. Një gjë e tillë i ndodhi edhe tek Bajerni apo Interi, ndërsa tek Bazeli (aty ku u formua si lojtar) ishte një yll. Në janar, për Shaqirin u interesuan Roma dhe Sevilja, por Liverpuli nuk lejoi largimin sepse ishte i përfshirë në 3 kompeticione (Premier, Champions, Kupa e Anglisë), ndërsa tani është vetëm në Premier Ligë. Lojtari 28-vjeçar shpreson të gjejë skuadrën ku të luajë rregullisht dhe të jetë i vlerësuar.

Sfidanti.al