Massimo Brambati u bë protagonist në median italiane me njoftimin e tij shokues se portieri i Lazios dhe përfaqësueses shqiptare, Thomas Strakosha ka rezultuar pozitiv dhe se klubi e fshehu duke e deklaruar atë të dëmtuar në kavilje.
‘Një futbollist i Lazios dhe një i Milanit kanë dalë me coronavirus-tha Brambati-për strakoshën thanë që është i dëmtuar në kavilje, nuk është e vërtetë, ai ishte me coronavirus’
Një deklaratë kjo që zemëroi shumë vëllain e Thomas Strakoshës, Dimitris që nëpërmjet një postimi në Instagram Story përgënjeshtroi me forcë Brambatin: ‘Të të vijë turp që jep këto lajme të rreme, po të mos respektpja moshën tënde tani do të të padisja për dezinformim-theksonte Dimitris Strakosha.
Ndërkaq vjen edhe reagimi nga ana e shefit të stafit mjekësor të Lazios, Ivo Pulcini, edhe ky përgënjeshtroi me forcë ‘lajmin e madh’ të Brambatit.
‘Në këtë periudhë ka shumë fake news-tha Ivo Pulcini-nuk hyj në detaje sepse nuk mundem, por fola me personat e interesuar, ata që janë inteligjentë dhe që nuk humbasin kohë dhe kemi qeshur. Strakosha nuk ka Covid-19, askush nuk e ka. Janë të parët në Itali që u izoluan në shtëpi. Cfarë do të korrësh do të mbjellësh. Gjithcka është e qetë këtu’
Sfidanti.al