Kryeministri Johnson zbret në fushë për të shpëtuar Cmimin e Madh të Britanisë në Formula 1 në Silverstone. Shefi i Downing Street i kërkoi stafit të tij qeveritar të gjejë një mënyrë për të bërë një përjashtim në rregullinin e karantinës për të gjithë të huajt që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar për kampionatin e Formula 1. Sipas asaj që publikohet te ‘Times’, gara mund të zhvillohet në muajin gusht me dyer të mbyllura.
‘Ekzistonte frika se vendimi i qeverisë për të mos përjashtuar sportin profesionit nga rregulli për vendosjen në karantinë të të huajve të që hyjnë në vend do të pengonte zhvillimin e garave-shkruhej te e përditshmja britanike, një frikë që duket se nuk ekziston më.
Ndërkaq, ka skuadra të Formula 1 që po e ndjejnë vërtet efektin negativ të pandemisë coronavirus dhe një prej tyre është McLaren. Kjo e fundit bëri të ditur se ka shkurtuar 1200 vende pune në 3 divizione të ndryshme të kompanisë, Racing, Automotive dhe Applied.
Sfidanti.al