UEFA po mendon një Champions me … “Final Four”!

Laku po mblidhet në fyt dhe koha është gjithnjë e më e paktë. Për këtë arsye, UEFA po përgatit skenarë të tjerë për të përfunduar sezonin, dhe sidomos kompeticionin që ka më shumë për zemër, Championsin. Mediat europiane shkruajnë se UEFA ka në plan që të zhvillojë një sezon të ndryshuar me nga një ndeshje të vetme, përcaktuese, duke nisur që nga çerekfinalet, ndërsa gjysmëfinalet do të anulohen. Në vend të kësaj, do të ketë një “katërshe finale”, një “final four” që do të zhvillohet në Stamboll, që do të përcaktojë edhe kampionin e ri të Europës. Pak a shumë, një model finalesh si ato të sporteve të tjera, si basketbolli apo volejbolli.

Sfidanti.al