A vlen marrëveshja verbale për ta mbajtur Halandin në Dortmund deri në 2022?!

Planet në Madrid janë që në 2021 gjithçka të marrë fund, dhe të krijohet “sulmi atomik”. Ëndërrohen Kilian Mbapeja dhe Erling Halandi, por në botën e futbollit, të vërtetat janë të futura thellë në “sënduk”, dhe kontratat, bashkë me dokumentet sekrete, ndodhen në ndonjë zyrë misterioze noteri. Lajmet e fundit janë se Dortmundi ka një marrëveshje gojore (verbale) me Mino Raiolën për ta mbajtur 19-vjeçarin norvegjez në “Signal Iduna Park” deri në 2022, pra një vit më shumë sesa dëshiron të presë Reali. Jo vetëm kaq, por shuma për transferimin nuk qenka 70-75 milionë euro, por plot 120 milionë euro. Gazeta “AS” shkruan se në kontratën e Halandit nuk ka klauzolë transferimi, gjë që e pengon Realin të veprojë, por për 2022-in, Raiola ka rënë dakord për shifrën 120 milionë euro.

Sfidanti.al